MENU
klinika

Pretendimi i Konfindustrisë

Importuesit e karburanteve fituan 70 mln euro nga kursi

20.01.2019 - 14:12

Konfindustria pretendon se importuesit e karburanteve kanë përfituar të paktën 70 milionë euro nga forcimi i monedhës kombëtare dhe organizimit jokonkurencial i tregut.

Sipas analizave të Qendrës së Studimeve të Konfindustrisë, gjatë vitit 2018 përvec zhvleftësimit të drejtpërdrejt të të ardhuarave dhe kursimeve të qytetarëve, sektorët më të prekur nga zhvleftësimi jo i natyrshëm i euros janë eksportet, bujqësia, transportet, industria agropërpunuese të lidhura me tregune brendshëm me humbje të përllogaritura në dhjetra milionë euro.

Ndërkohë, janë favorizuar ndjeshëm importet në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Gjatë dy viteve të fundit 2017-18 Euro ka humbur 15% të vlerës së saj ndaj monedhës kombëtare, ku 9% është humbur gjatë vitit të kaluar, çka, sipas Konfindustrisë, sjell me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sa më sipër ka sjellë përfitime të bilancit qeveritar nga ulja e shumës së përgjithshme të pagesave të buxhetit ndaj borxhit të jashtëm dhe deri në paraqitjen e treguesve jo të saktë të performancës së ekonomisë shqiptare para investitorëve të huaj, si në rastin e emetimit të eurobondit në periudhën e fundvitit 2018, duke prekur drejtpërdrejtë seriozitetin e shtetit shqiptar ndaj tregjeve financiare ndërkombëtare në afatgjatë.

Goditje të fortë ka marrë edhe fuqia konkuruese e vendit në tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të huaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN