MENU
klinika

4.27% në 2018

Interesi i borxhit publik në minimumet historike

09.01.2019 - 10:34

Interesi mesatar i borxhit publik të Shqipërisë i është afruar sërish niveleve më të ulëta historike në tremujorin e tretë të vitit 2018. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të shtatorit, yield-i mesatar i instrumenteve të borxhit ishte 4.27%. Ky nivel është shumë pranë normës më të ulët historike që qeveria shqiptare ka paguar për borxhin e marrë dhe që u regjistrua në shkurt të vitit të kaluar, me 4.25%.

Gjysma e dytë e vitit të kaluar ka krijuar kushte të favorshme për uljen e kostove të huamarrjes së qeverisë. Gjendja likuide e tregut financiar dhe ecuria e plogësht e kreditimit të sektorit privat kanë rritur kërkesën e tregut për të blerë bono dhe obligacione qeveritare.

Ndonëse mungojnë ende të dhënat e plota zyrtare, në tremujorin e katërt interesi mesatar ka rënë edhe më shumë, duke parë ecurinë e veçantë të yield-eve për titujt e emetuar në këtë periudhë. Në këto kushte, besohet se kostot e shërbimit të borxhit për qeverinë shqiptare kanë prekur një rekord të ri për poshtë.

Paralelisht, qeveria vazhdon strategjinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit. Në fund të shtatorit 2018, maturimi mesatar i titujve të emetuar nga qeveria arriti në 790 ditë. Për krahasim, në vitin 2013 maturiteti mestar ishte rreth 560 ditë, ndërsa në vitin 2008 rreth 400 ditë.

Në një dekadë, maturiteti mesatar është zgjatur me afro dy herë, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë dhe uljen e rrezikut të rifinancimit të shpeshtë të borxhit. Në këtë strategji ka ndihmuar edhe cikli i normave të ulëta të interesit, që ka ulur kostot e huamarrjes afatgjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argumentet e KLSH-së

A po gënjen qeveria me borxhin?

Strategjia e qeverisë

Ja rreziqet për borxhin publik