MENU
klinika

Vetëm 68% në fund të nëntorit

Investimet publike, realizim i dobët për 2018

04.01.2019 - 11:53

Ndërsa shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë performancë pozitive në të ardhura, investimet publike kanë shfaqur një ecuri të dobët edhe në muajin nëntor.

Referuar treguesve fiskale të konsoliduar për 11 muajt e vitit 2018, vihet re se realizimi i investimeve publike është në masën e 68% të planifikimit vjetor.

Konkretisht, pë periudhën janar-nëntor 2018 janë përdorur për shpenzime kapitale 57.5 miliardë lekë nga 84.2 miliardë lekë që është planifikimi vjetor. Ndërkaq, rreth 26.7 miliardë lekë kanë mbetur “në stok” për tu realizuar gjatë muajit dhjetor.

Kjo duhet parë pasi të dalin të dhënat përfundimtare, por me siguri një pjesë e konsiderueshme e investimeve publike të vitit të kaluar do të ngelin të parealizuara.

Mosrealizmi ka qenë dhe një ndër shkaqet e ndërhyrjes në buxhet në mesin e vitit, për t’u dhënë më shumë fondeve projekteve prioritare dhe që kanë pasur më shumë përparim.

Të dhënat tregojnë se realizimi me financim të brendshëm është në masën e afro 35.3 miliadrë lekëve, ndërsa me financim të huaj në 21.6 miliardë lekëve.

Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 12% më i lartë ose rreth 6.15 miliardë lekë më shumë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN