Festivali i këngës në Europë i vitit 2019 do të jetë i paharrueshëm, pasi organizatorët e kanë premtuar një gjë të tillë e tashmë janë zbuluar edhe detajet e para.
Eurovision 2019 do të mbahet në më 18 maj në Tel Aviv të Izraelit, shtetit që u shpall fitues në 2018-ën.
Mediat ndërkombëtare kanë arritur të zbulojnë prezantuesen e parë të këtij eventi kaq të rëndësishem dhe ajo është as më shumë e as më pak se supermodelja izraelite, Bar Refaeli.
Paraqitjet si prezantuese në shfaqje televizive si “X Factor” në Izrael në edicionin e tij të vitit 2013 dhe disa spektakle të tjera kanë bindur organizatorët që t’i besojnë këtë detyrë mjaft delikate bukuroshes Refaeli.
Më këtë edicion, Shqipëria do prezantohet në Tel Aviv nga Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”.