MENU
klinika

Raporti i KLSH-së

Ja ku shitet më shumë naftë e keqe

19.01.2019 - 14:19

Kontrolli  i Lartë i Shtetit zbulon zonat ku tregtohet më shpesh naftë me cilësi të keqe. Analiza e KLSH-së, e kryer vitin e shkuar, bazohet te kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në subjektet tregtuese me pakicë të karburanteve.

ISHTI ka kryer afro 11 mijë inspektime gjatë vitit 2017. Zonat më problematike, të cilat kanë numrin më të lartë të mostrave me tregues jashtë standardit janë Tiranë-Durrës-Elbasan.

Por, nga ana tjetër, numri i gjobave ka ardhur në rënie, nga 271 në vitin 2015 në 76 për vitin 2017. Nga ana tjetër, arkëtimi i tyre vjen në rritje, megjithëse ngelet problematik pagesa vullnetare e vlerës së gjobave.

Ndërkohë që në analizën e vet Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se numri dhe cilësia e inspektimeve është e mangët, pasi vetë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  ka mungesa në infrastrukturën e nevojshme (makina, karburant, pajisje kompjuterike dhe internet), si dhe të zyrave rajonale, për kryerjen e inspektimeve fizike dhe atyre online.

Po ashtu ka problematika në organizimin e inspektorëve sipas sektorëve dhe shpërndarjen e formimit profesional të tyre në këta sektorë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN