MENU
klinika

Tenis

Japonezja Osaka triumfon në Australian Open

26.01.2019 - 12:43

Australian Open ka mbretëreshën e re. Japonezja Naomi Osaka ka triumfuar në finalen e turneut madhor ndaj Petra Kvitova, me rezultatin 2-1, në një ndeshje tepër të fortë.

Për herë të parë do të ketë një numër një në botë që do të jetë nga Azia, dhe nga Japonia më konkretisht. Ky është Grand Slam i dytë që fitohet radhazi nga Osaka, e cila një vit më parë triumfoi bë US Open.

Seti i parë ishte shumë i luftuar dhe u vendos vetëm në fund të anojë në anën e 21-vjeçares japoneze me rezultatin 7-6, ndërsa në të dytin është tenistja çeke që merr kontrollin dhe arrin të fitojë në shifrat 7-5.

Gjithsesi, në të tretin është sërish Osaka që do triumfojë në shifrat 6-4 dhe bëhet numri 1 në botë.

Nesër, në 9:30 do të zhvillohet finalja për meshkuj, mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN