MENU
klinika

Parandalimi

Ju bien flokët? Mësoni si ta shmangni

05.01.2019 - 15:59

Rënia e flokëve është kthyer në një problem të madh për të moshuarit por jo vetëm.

Nuk është më nevoja që të stresoheni për rënien e flokëve, kjo sepse tanimë me anë të marrjes së këtij informacioni ju do përkujdeseni ndryshe për flokët tuaj.

Bëhet fjalë për disa ushqime që parandalojnë rënien e flokëve…

Ushqimi i parë që po ju zbulojmë është mjalti.

Ai është aq i nevojshëm për flokun sa që bën të mundur edhe dukjen e flokëve të hollë. Sipas një studimi, tek pacientët që vuanin nga rënia e flokëve, u vu re se nëse aplikohej çdo ditë për katër javë rresht përzierja e 99% mjalt me 10 % ujë, rrjedhimisht parandalohej rënia e flokëve.

Ushqimi i radhës është spinaqi, ai është i pasur me vitaminë C dhe hekur dhe si i tillë, absorbon këtë të fundit.

renia e flokeve-konica.al

Ideale për rënien e flokëve do ishte konsumimi i një sallate me spinaq dhe vezë të zier ose kërpurdha.

Të fundit për këtë artikull renditen vajrat.

Këtu përfshihen vajrat e rozmarinës, kokosit, dhe farave të kungullit, të cilat konsiderohen si nektar për skalpin. Kur vaji i kokosit përdoret para ose pas larjes së flokëve, ndalon rënien e tyre.

Po ju, a jeni ndër ata që keni vënë re rënie flokësh kohët e fundit?
Zgjidhja për ju është kjo!

Përdorni disa nga ushqimet e sipërpërmendura dhe rezultati do ju lërë pa fjalë!

Efekte të mira shëndetësore (dhe financiare)!

Mos e nënvlerësoni gjizën!

Përmirëson tretjen dhe ndihmon në humbjen e peshës

Përfitime të jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i dardhës

Ja kur duhet të shkoni te dermatologu

Aknet e shpinës, çfarë janë dhe si t’i trajtoni?

Ja lista me disa nga gjërat që duhet të ndryshoni

Gabimet që bëni kur lani dhëmbët