19.01.2019 - 09:13
Pas njoftimit për skadimin e kartave të ID një fluks aplikimesh ka ‘pushtuar’të gjithë zyrat e aplikimit për Tiranën.
Nisur nga kjo, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka urdhëruar hapjen e të gjitha zyrave edhe këtë ditë të shtunë.
“Në kuadër të masave për të përballuar fluksin, Njësia 1 dhe 2 në Tiranë, nuk do të aplikojnë më pranë njësive të tjera, por është hapur zyrë e re aplikimi pranë Njësisë nr. 2”- njofton Ministria e Brendshme.
Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!