20.01.2019 - 17:59
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Vlorë del nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Altin Binaj do të jetë para trupës gjykuese të përbërë nga, Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.
Më parë Binaj ka qenë në krye të prokurorisë së Fierit dhe Durrësit, ndërkohë që ka mbajtur poste edhe në prokurorinë e përgjithshme.
Ai do të vlerësohet më tre shtylla; integriteti, pasuria dhe aftësia profesionale.