MENU
klinika

Ju japim zgjidhjen!

Keni dhimbje gjuri, shpatullash, apo dhimbje të tjera muskulare?

28.01.2019 - 17:25

Zakonisht origjina e dhimbjes dhe e mosfunksionimit është diku tjetër në zinxhirin kinetik. Për të parandaluar dëmtimet dhe dhimbjet muskulare, forconi zinxhirin kinetik ( lëvizor). Ne nuk kemi vetëm muskuj. Ne kemi një sistem nervor që i kontrollon ato.

Shpesh mendoni se jeni i fortë, për aq kohë sa hallka juaj më e dobët mbahet e fortë, por a e dini çfarë?

Nëse e çoni trupin tuaj në prag të rraskapitjes, kjo hallkë e dobët bëhet një nga zonat më të mundshme ku do ndodhin dëmtimet. Sigurisht kjo tingëllon si diçka e thjeshtë, por ç’ndodh nëse do duhej t’ju themi se “hallka juaj e dobët” mund të mos jetë ajo që ju mendoni se është?

Ja se si modeli i stërvitjes dhe vlerësimit të zinxhirit kinetik mund të parandalojnë dëmtimet dhe si duhet të ndërthuret ky sistem me programimin stervitor.

Çfarë është një zinxhiri kinetik?

Është një koncept apo mënyrë të menduari për të kuptuar se si është projektuar për të punuar trupi i njeriut. Ky përkufizim duket mjaft i paqartë, kështu që le të fillojmë që nga fillimi.

Origjina e këtij termi është publikuar nga kirurgu ortopedik Art Steindler në vitin 1955. Në themel të konceptit të një zinxhiri kinetik, është ideja se artikulacionet e veçanta dhe muskujt nuk punojnë në mënyrë individuale, por së bashku, si një grup, për cdo lëvizje që ju bëni. Kjo për faktin se ne nuk kemi vetëm muskuj, ne kemi një sistem nervor që kontrollon muskujt.

Nëse do të ushtroni një muskul të izoluar, nëpërmjet një ushtrimi të caktuar dhe një procesi stërvitor me të, ai do të bëhet më i fortë brenda një viti, madje ju mund të keni muskuj më të të mëdhenj, por do të keni humbur mundësinë për të bërë që trajnimi juaj t’ju shërbejë për të punuar në një botë reale dhe funksionale.

Stervitja për muskuj të veçantë, mund të prodhojë rezultate estetike, ‘bodybuildersat’ i izolojnë ato për këtë arsye, por e vërteta është se ju kurrë nuk do të jeni aq të fortë sa mund të bëheshit, lidhur me sasinë e përpjekjeve që ju sapo keni bërë.

Përpjekjet dhe puna e madhe në palestër, nuk lidhen gjithmonë me rezultatet pozitive. Shpesh nevojitet të stërvitesh në mënyrë inteligjente, për të arritur rezultatet e duhura

Mekanizmi i zinxhirit Kinetik të mbyllur Vs atij të hapur

Nga pikëpamja anatomike, zinxhirët kinetikë i referohen të gjitha artikulacioneve dhe muskujve të gjymtyrëve dhe pjesës së kolonës vertebrale në të cilën ato janë të lidhura. Kështu zinxhiri i sipërm kinetik do të përbëhej nga gishtërinjtë, kyçet e duarve, bërrylat, supet, shpatulla dhe kolona vertebrale.

Zinxhiri i poshtëm kinetik përfshin sinergjinë nga maja e gishtave të këmbëve, kërcinjve, gjunjëve, kofshëve, legenit dhe shpinës.

Zinxhiri kinetik mund të ndahet në dy lloje: i mbyllur dhe i hapur

Zinxhiri i mbyllur kinetik i referohet një pozicioni në të cilin pjesa e sipërme apo e poshtme e trupit (kryesisht duart dhe këmbët) janë të fiksuara në diçka të ngurtë si toka, e cila ndryshon lëvizjen e artikulacioneve dhe të muskulaturës përreth zinxhirit.

Zinxhiri kinetik i hapur i referohet ekstremiteteve (skajeve) që nuk lidhen me sipërfaqen e tokës ose tokën. Mendoni lëvizjet dhe rrotullimin e krahëve me pesha. Duart, krahët dhe pesha lëvizin lirshëm në hapësirë, duke krijuar një skemë të veçantë të artikulacioneve dhe muskujve që përfaqëson Zinxhirin e Hapur Kinetik.

Por, Zinxhiri Kinetik i Mbyllur nuk kufizohet vetëm për këmbët dhe ai i Hapuri për krahët, ky është një keqkuptim përgjithshëm mbi modelin e zinxhirit kinetik.

Vënia në punë e zinxhirit kinetik

Në diferencimin e Zinxhirit Kinetik të Hapur nga Zinxhiri Kinetik i Mbyllur kërkon jo vetëm njohjen e anatomisë dhe biomekanikës, por gjithashtu një kuptim të thellë të objektivave të stërvitjes, veçanërisht për sportistët me një përgatitje të veçantë fizike, që janë duke u stërvitur për ta përmirësuar atë.

Me pak fjalë, ka raste dhe momente ku të dy llojet e zinxhirëve kinetikë duhet të jenë të përshtatura për një klient në palestër, apo për sportistët. Është detyra e një profesionisti në palestër, për të kuptuar se cili është i përshtatshëm në mënyrë ideale për situata dhe qëllime të caktuara të individëve.

Duke ditur se një nga pozicionet më themelore në «bibliotekën» e lëvizjes njerëzore është qëndrimi në këmbë dhe ecja, pse dikush duhet të përdorë të famshmet makineri për shtrirjen e këmbës?

Nëse përgjigjeni “për të trajnuar kuadricepsin” atëherë lind pyetja “ndodh shpesh që ju t’i përdorni këmbët tuaja duke ecur në ajër?” Shtrimi i kësaj pyetje duhet ta bëjë këtë koncept që të bëjë “klik” menjëherë, qoftë tek sportistët, qoftë tek njerëzit e zakonshëm që stërviten në palestër.

Është e vërtetë se manualet e anatomisë tregojnë se muskululi Kuadriceps është muskuli kryesor që vepron në shtrirjen e gjurit, vërtetuar me impulsin e tij në trupat e vdekur

Ndërsa, duke qënë të gjallë ndër të gjallët, ne duhet të vëmë theksin në rëndësinë e përdorimin të kuadricepseve tona në harmoni të plotë me pjesën tjetër të trupit, si pjesë e një zinxhiri kinetik të mbyllur, kryesisht për të ngadalësuar gravitetin. Mendoni se si ndiehen quadricepset tuaj pas një sesioni intensiv në palestër, apo ditën pasi keni shkuar për ski.

“Funksionimi” i Zinxhirit Kinetik të Mbyllur është i mjaftueshëm për të arritur efektin e duhur të trajnimit, apo synimet e stërvitjes dhe sigurisht, mund të ndikojë edhe në arritjet tuaja në sport, në jetën tuaj të shëndetshme, apo dhe më gjerë.

Teoria e lëvizshmërisë dhe qëndrueshmërisë:

Zinxhiri kinetik ndikon jo vetëm përsa i përket forcës, por gjithashtu për lëvizshmërinë. Nëse pjesët e zinxhirit kinetik, të cilat anatomikisht janë të projektuara për të qenë të lëvizshme nuk do të lëvizin mjaftueshëm, atëherë pjesë të tjera të zinxhirit kinetik do të duhet ta kompensojnë atë.

Kjo sjell për pasojë krijimin e skemave lëvizore joefikase, të cilat mund ta pengojnë performancën tuaj dhe bëhen rrezik potencial për dëmtime.

Më poshtë po sjellim disa shembuj të konceptit të zinxhirit kinetik që ndikojnë lëvizshmërinë dhe forcën në një artikulacion në një qasje të përbashkët ndaj mekanikës dhe lëvizjes.

Gjuri

Nëse keni dhimbje në gju, zakonisht ka një shkak që tregon rëndësinë e koncepit të zinxhirit kinetik. Së pari përpiqemi të vlerësojmë kyçin e këmbës ( kaviljen) nëse lëvizshmëria e saj drejtimin përpara(dorsoflexion). është e pamjaftueshme.

Si normë, në një provë të thjeshtë pozicionale, duhet që të jesh në gjendje të prekësh gjurin në mur me gishtat e kembëve në 4 cm largësi, ndërsa , me thembrën e mbështetur në tokë, gjë që shumica e njerëzve, nuk arrijnë ta bëjnë.

Mungesa e kësaj game specifike të lëvizjes e gjen lëvizjen nga një pjesë tjetër e zinxhirit kinetik. Lidhja më e afërt anatomike në zinxhirin kinetik e kyçit të këmbës është gjuri. Nga mangesia e dorsofleksionit të kyçit të këmbës, gjunjët gjatë vrapimit, ecjes këmba –dorazi, etj .. shpesh shkojnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Ky pozicion, njihet si paqëndrueshmëria dinamike «valgo» .

Shpatulla

Besoj keni dëgjuar për muskujt rotatorë, ose ndonjë grup tjetër muskujsh të rëndësishëm të shpatullave. Rotatorët janë një grup muskujsh që punojnë së bashku për të mbajtur sferën e artikulacionit të supit, koken e humerusit, në qendër të folesë së supit, të quajtur fossa glenoidea.

Por pavarësisht se sa të zhvilluar janë muskujt rrotatorë, nëse shputulla nuk është pozicionuar saktë, sfera e artikulacionit të supit nuk do të përqëndrohet në qendër dhe kjo do të shkaktojë dhimbje, zvogëlim të performancës, ose do të ndodhin të dyja së bashku. Kjo është arsyeja pse qëndrimi i rregullt dhe zotërimi i përqendrimit të shpatullave janë fondamentale.

Zakonisht origjina e dhimbjes dhe e mosfunksionimit është diku tjetër në zinxhirin kinetik.

Nëse muskujt e shpatullës nuk funksionojnë si duhet, nëse shtylla kurrizore nuk është e pozicionuar mirë, si pasojë e një qëndrimi jo korrekt do të shkaktohen dhimbje.

Pika lidhëse e muskujve rotatorë është zakonisht hallka më e dobët (dhe më e vogël, mund të thuhet) në zinxhirin kinetik, kështu që behet hallka e parë që vuan dhe ku ndihen dhimbjet më të forta. As shpatullat më të mira në botë, nuk mund të bëjnë punë të mirë, pa kolonën vertebrale mirëfunksionale dhe supet në qëndrimin e duhur.

Kolona vertebrale lumbare dhe legeni

Dhimbja e mesit është e zakonshme. Aq e zakonshme, saqë shumica e njerëzve në jetën e tyre do të kërkojnë ndihmë mjekësore ose do të humbasin një ditë punë për shkak të këtij lloj problemi. Shumica e pacientëve ankohen për dhimbje mesi “pa asnjë arsye” dhe kur i vlerëson këta njerëz, arsyeja është zakonisht mungesa e lëvizjes së legenit.

Duke marrë parasysh konceptin e zinxhirit kinetik, në qoftë se legeni nuk lëvizi si duhet, nga vjen ajo lëvizje?

Hallka e ardhshme në zinxhirin kinetik është kolona vertebrale, e cila zakonisht kompenson lëvizjen dhe mungesen e kontrollit të legenit, deri sa të ndodhi dhimbja dhe dëmtmi.

Doni të qëndroni të shëndetshëm dhe të kuptoni limitet e fizikut tuaj?

Kuptimi i zinxhirit kinetik mund t’ju ndihmojë të përmirësoni performancën tuaj, të zvogëloni dëmtimet gjatë trajnimit dhe të përmirësoni aktivitetin tuaj të përditshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN