MENU
klinika

Deklarata

Kina fshin 7 milionë informacione online dhe mijëra aplikacione

24.01.2019 - 18:28

Mbikqyrësi kibernetik i Kinës tha të mërkurën se kishte fshirë më shumë se 7 milionë informacione në internet, si dhe 9,382 aplikacione mobile, dhe kritikoi aplikacionin e lajmeve të teknologjisë gjigante Tencent për përhapjen e “informacionit vulgar”, shkruan Reuters.

KINA FSHIN INFORMACIONET-KONICA.AL

Administrata e Cyberspace of China (CAC) tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit veprimi ishte pjesë e një pastrimi të informatave të papranueshme dhe të dëmshme që filluan këtë muaj, duke shtuar se kishte mbyllur gjithashtu 733 faqe interneti.