“Tani topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin“, kështu është shprehur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova teksa ka theksuar se nuk do të ketë më kushte për sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët.
Sipas Apostolova, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e parakushtet dhe se tani vendimi mbetet në dorë të shteteve anëtare.
“ Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tani topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.
Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket cështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova duke folur për rtv 21.