MENU
klinika

Deklarata

Kosova gati për liberalizimin e vizave? BE: Kushtet janë…

23.01.2019 - 10:21

Tani topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin“, kështu është shprehur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova teksa ka theksuar se nuk do të ketë më kushte për sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sipas Apostolova, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e parakushtet dhe se tani vendimi mbetet në dorë të shteteve anëtare.

“ Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tani topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.

Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket cështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova duke folur për rtv 21.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN