MENU
klinika

Flet ekspertja gjermane

Kosovë/ Çfarë po ndodh me shkëmbimin e territoreve?

10.01.2019 - 09:00

Bashkimi Evropian “duhet të jetë i hapur” për një iniciativë të re nga Qeveria e Kosovës që ristrukturon delegacionin e Prishtinës në bisedimet me Beogradin dhe përjashton në mënyrë eksplicite çdo opsion për shkëmbim territoresh si bazë për një marrëveshje për të zgjidhur marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, thotë një eksperte gjermane për rajonin.

Johanna Deimel, zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Evropës Juglindore me seli në Mynih, tha se kundërshtimi i Gjermanisë ka ndihmuar që të hedhet poshtë propozimi për shkëmbim të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, por që të gjitha palët duhet të kapnin “momentin e ri” që është krijuar.

Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në mes të dhjetorit për të krijuar një ekip të ri negociues që përfshinte qeverinë, një pjesë të opozitës dhe shoqërinë civile dhe vendosjen e një platforme që përjashton çdo ndryshim në kufijtë e Kosovës.

Mbetet e paqartë se ku mbetet presidenti Hashim Thaçi, i cili aktualisht përfaqëson Kosovën në negociatat e ndërmjetësuara nga BE me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.

Unë mendoj se Brukseli duhet të jetë i hapur ndaj formatit dhe iniciativës së re”, tha Deimel, duke e përshkruar platformën e Kosovës si “konstruktive”, si dhe duke mbështetur të drejtat multietnike dhe të pakicave.

Unë jam e sigurt se kjo mund të shërbejë si bazë e mirë për negociata serioze për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat shpresoj se Gjermania do t’i mbështesë në kapacitetet e saj si një shtet anëtar i BE”, shton ajo. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!