MENU
klinika

Faktorët

Kursi i këmbimit e situata ekonomike në vend

13.01.2019 - 16:52

Ngjarjet politike apo ekonomike që ndodhin në vend mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në kursin e këmbimit, i cili shfaqet i hapur ndaj ndërhyrjeve ekonomike në vend. Luhatjet e kursit të këmbimit pasqyrojnë lëvizjet e lira të mallrave në shkëmbimet tregtare e financiare të Shqipërisë në tregtinë e jashtme. Kështu aktualiteti politik, inflacioni, normat e interest e eksportet ndikojnë në rivlerësimin apo zhvlerësimin e monedhës.

Por kush janë faktorët që prekin këtë element ekonomik?

  1. Normat e interesit janë një faktor kyç në kursin e këmbimit. Kështu, norma interesi më të larta do të thotë më shumë investitorë dhe capital të huaj, fitime më të larta për huadhënësit por edhe një rivlerësim të monedhës vendase. Ndërkohë norma të ulëta interesi sjellin një tkurrje të pasurisë së shqiptarëve.                                                                                                                                              
  2. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet në tregun e këmbimit valuator, ku niveli i eksporteve dhe importeve përcaktohet në varësi të tarifave tregtare dhe çmimeve në treg. Më shumë eksporte dhe më pak importe do të thotë monedhë më e shtrenjtë e më pak eksporte e më shumë importe, monedhë më e lirë.                                                                                                           
  3. Inflacioni është një nga faktorët ndikues makro por edhe mikroekonomik, kështu, sa më e ulët të jetë norma e inflacionit aq më i sigurt është një vend për një ecuri të mirë ekonomike, ku çmimet e produkteve janë më të ulëta dhe monedha bëhet më e shtrenjtë.                                                                                                                                                                                                                         
  4. Në një vend si ky i yni ky borxhi publik paraqitet i lartë, shancet për të tërhequr investitorë të huaj janë limituara si pasojë monedha vendase bëhet më e lirë.                                                                                                                                                                                        
  5. Mjedisi politik është një pikë thelbësore për ecurinë stabël të një vendi, kështu, sa më e qëndrueshme të jetë jeta politike në vend aq më shumë do të rritet kapitali i huaj dhe aq më shumë do të rritet vlera e monedhës vendase.
  6. Balanca e pagesave (deficit-sufiçit) përbën një faktor tjetër kyç për kursin e këmbimit. Një rritje e eksporteve do të sillte rritjen e vlerës së monedhës, rrjedhimisht do kemi sufiçit në ekonominë vendase, ndërkohë një rritje e vlerës së monedhës do të ndodhte kur të kishim më shumë shpenzime ekonomike, pra në këtë rast do të këmi një dëfiçit ekonomik.
  7. Në një vend me rritje ekonomike ka më shumë shance për të përjetuar një rivlerësim të monedhës, ndërkohë shtetet që përjetojnë një recession ekonomik mund edhe të përjetojnë një zhvlerësim të monedhës.                                                                           
  8. Parashikimet për të ardhmen pasqyrojnë në njëfarë mënyre edhe ecurinë e një vendi, kështu, më shumë investime do të ketë nëse investitorët parashikojnë që vlera e monedhës në të ardhmen do të rritet. Investime më të larta shtrenjtojnë dhe rivlerësojnë monedhën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektet e mëdha të infrastrukturës

Borxhi i Shqipërisë vlerësohet me notën B1