MENU
klinika

Ligji për Kadastrën

Lame-Metës: Godinat ku ke shërbyer janë pa certifikatë pronësie

17.01.2019 - 11:52

Lidhur me kthimin e ligjit për Kadastrën dhe mosdekretimin nga ana e Presidentit ka ardhur edhe reagimi i kreut të ALUIZNI-t Artan Lame.

Në një prononcim për mediat, Lame i kujtoi presidentit Meta që godina ku ai sot shërben apo ka shërbyer dikur janë pa çertifikatë pronësie.

Gjithashtu Lame në përgjigje të vendimit të Metës theksoi se kjo gjë dëmton shumë qytetarë që presin të regjistrojnë pronat e tyre.

“Presidenti i Republikës nuk dekretoi dhe ktheu për rishqyrtim ligjin për Kadastrën. Zoti Ilir Meta është sot President i Republikës, por godina e Presidencës e ndërtuar në 1959 edhe sot e gjithë ditën nuk ka çertifikatë pronësie.

Përpara kësaj Ilir Meta ka qenë kryetar i Kuvendi, por edhe salla ku mblidhet kuvendi nuk ka çertifikatë pronësie.

Ca më parë akoma Meta ka qenë ministër i Jashtë, por edhe ministria e Jashtme nuk ka çertifikatë pronësie. Meta ka qenë edhe kryeministër, por edhe godina e kryeministrisë nuk ka çertifikatë pronësie”, deklaroi Lame.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore