Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, kryeminstri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka folur në lidhje me ligjin për gjuhën shqipe.
Në një intervistë për Alsat-M, Zaev tha se ai do të jetë maqedonasi i parë pasaporta e të cilit do të jetë edhe në gjuhën shqipe pas implementimit të Ligjit për gjuhët.
“Edhe Kushtetuta jonë thotë se gjuhë e parë dhe zyrtare është gjuha Maqedonase dhe gjuha tjetër e dytë është gjuha shqipe.
Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as te maqedonasit dhe as te shqiptarët. Pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet.
Duhet të jemi fleksibilë dhe mos ta shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm”, u shpreh Zaev gjatë intervistës.