MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Maqedoni/ Kuvendi nis debatin për ndryshimet në Kushtetutë

09.01.2019 - 10:47

Kuvendi i Maqedonisë të mërkurën pritet që të miratojë katër ndryshimet në Kushtetutë lidhur me Marrëveshjen e Prespës.

Këto ndryshime do të futen veçmas për diskutim dhe më pas do të votohen. Sipas Rregullores së Kuvendit, debati për secilën prej ndryshimeve mund të zgjasë deri në tre ditë.

Megjithatë, duke pasur parasysh mungesën e opozitës kryesore VMRO-DPMNE, e cila është kundër Marrëveshjes së Prespës, procesi pritet që të zgjasë më pak dhe të përfundojë të premten.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 vota në Kuvend në votimin final për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa nënkryetari i VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votim duke paralajmëruar edhe deputetët e partisë së tij se nëse të votojnë për ndryshimet kushtetuese do të përjashtohen. /Konica.al/