Në vendin tonë temperaturat e ditëve të fundit kanë shkuar deri -15 gradë. Por imagjinoni sa është në Siberi, për më tepër, të vraposh në temperaturën -50 gradë, është një “çmenduri”.
Kjo është një sfidë për çdo qënie njerëzore, që kërkon të provojë veten në një temperaturë ekstreme. Fundjavën e kaluar, 16 persona të dashuruar pas dëborës dhe vrapit, kanë ndërmarrë këtë iniciativë.
Mes tyre, një 71-vjeçar, që bashkë me 15 kolegë të tjerë kanë sfiduar të pamundurën, duke vrapuar në një temperaturë që shkoi deri -52 gradë. Garë e cila u zhvillua në qytezën e Oymako.
5 distancat e planifikuara ishin: 5 km, 10 km, 20 km, 30 km dhe 40 km, ndërkohë që në diell temperatura shkoi -48 gradë. Sipas organizatorëve dhe medieve ruse, atletët arritën rezultate të kënaqshme për kushtet ekstreme ku u zhvillua kjo garë.
Natyrisht që nuk mund të realizohen kohët e një maratone që zhvillohet në kushte normale, pasi kjo sfidë kërkon më shumë kohë. Distanca e 40 km e realizua vetëm nga kryetari i fshatit, Ilya Pesterev, që dha kohën 3 orë e 53’. Atleti më i ri ishte 21 vjeç, që përskoi distancën 10 km në 1 orë e 18’.
Në këtë sfidë të akullt mori pjesë edhe kampionia e Europës në maratonë, rusja Valentina Durguyeva. Ajo përshkoi distancën 25 km, në kohën 4 orë.