MENU
klinika

Nxit rritjen e shpejtë të tyre

Maska ideale që parandalon rënien e flokëve!

13.01.2019 - 14:39

Kanella është një nga bimët që përdoret në trajtime të ndryshme. Ajo është gjithashtu një burim ushqimi për njerëzit dhe organizma të tjerë.

Është përdorur edhe në përbërësit kozmetik për kujdesin e flokëve, sepse përmban një numër të madh të vitaminave dhe lëndëve ushqyesve që mbrojnë flokët nga dëmtimi dhe i ndihmon ato të rriten me shpejtësi.

Dobitë e kanellës për flokët

– Zbut flokët dhe ndihmon zgjatjen e tyre;

– Mbron flokët nga faktorë të ndryshëm klimatik, sepse përmban minerale dhe lëndë ushqyese;

– Ndihmon për të parandaluar humbjen e flokëve;

– Aktivizon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, gjë e cila nxit rritjen e flokëve.

“Maskë kanelle” për të parandaluar rënien e flokëve

Mënyra e parë

Përbërësit: 1 vezë dhe 1 lugë gjelle kanellë, 1 lugë të vogël vaj ulliri. Përzieni vezën mirë, shtoni kanellën dhe vajin e ullirit.

Aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe lëreni për 20 minuta, më pas i lani me ujë të vakët e me shampo të përshtatshme për flokun tuaj.

Kjo përzierje ushqen flokët dhe i ndihmon të rriten si duhet. Përsëriteni këtë recetë çdo javë.

Mënyra e dytë

Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kanellë dhe 1 lugë të vogël vaj ulliri. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.

Vendoseni në flokë për 15 min dhe më pas i lani me ujë të vakët e me shampo të përshtatshme për flokun tuaj. Kjo përzierje ndihmon në forcimin e flokëve nga rrënja dhe parandalon humbjen e flokëve.

Mënyra e tretë

Përbërësit: 2 lugë kanellë, 2 lugë qumësht dhe 2 lugë mjaltë. I përzieni të gjithë përbërësit mirë. Vendoseni përzierjen mbi flokë për një orë, më pas i lani me ujë të vakët e me shampo të përshtatshme për flokun tuaj. Kjo përzierje ndihmon për të hequr qafe ashpërsinë e flokut.

Mënyra e katërt

Përbërësit: 1 lugë çaji kanelle dhe 1 lugë çaji me vaj ulliri. I përzieni përbërësit mirë. Vendoseni përzierjen në flokë për një orë dhe më pas i lani me ujë të vakët e me shampo të përshtatshme për flokun tuaj. Kjo përzierje ndihmon flokët për t’u bërë më të butë dhe më të ndritshëm.

Këshilla për flokë të shëndetshëm

Konsumoni ushqime që përmbajnë vitamina dhe minerale të dobishme për flokun të tilla si:

– Ushqime të pasura me vitaminë B; vezë, mish, peshk, drithëra;

– Ushqime të pasura me vitamin A; mëlçi, gjalp, vezë, karrota, spinaq, kajsi;

– Ushqime të pasura me vitamina C; lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, kivi portokalli;

– Ushqime të pasura me Zink; midhjet, algat e detit, peshku, mishi i kuq organik, pula organike;

– Ushqime të pasura me hekur; spinaqi, vezët, patatja, fasulet jeshile, luleshtrydhja.

Këshilla të tjera:

– Përdorni krëhër me dhëmbë të mëdhenj;

– Pritni majat rregullisht;

– Ruajini nga rrezet e diellit;

– Ruajini nga ajri i ndotur;

– Mos i ngjyrosni me ngjyrosës kimik;

– Mos konsumoni ushqime të dëmshme;

– Ushtrohuni rregullisht;

– Luftoni stresin dhe depresionin që janë shkaktarët kryesor për dobësimin e flokëve;

– Mos e tepro me përdorimin e xhelit, shkumës apo detergjentëve kimik;

– Thuaji stop duahnpirjes dhe pijeve alkoolike për shëndetin e flokëve dhe trupit në përgjithësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN