MENU
klinika

Detajet

Mediat greke: Dyshimet pse u ekzekutua në burg Albert Bako

15.01.2019 - 12:18

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit ditën e djeshme në burgun e Athinës. Albert Bako dyshohet se është vrarë për ti mbyllur gojën në mënyrë që ai të mos jepte informacione për hetuesit për bashkëpunëtorë e tij në krime.

Shqiptari, i cili u ekzekutua dje në burgun e Koridhalosë, dyshohet se është vrarë nga disa shqiptarë të tjerë.

Mediat greke shkruajnë se Bako u transferua dje në burgun e Koridhalosë, në pritje të procesit gjyqësore për vrasjen e Zafiropoulos, që zhvillohet nesër.

Ai u la në qeli me shqiptarë, mes tyre edhe personi i dyshuar që e ekzekutoi. Ky i fundit dyshohet se veproi në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë, të cilët e kanë goditur Bakon disa herë me thikë në qafë dhe në kokë.