MENU
klinika

Reagimi

Mediu për delegimin e Cakajt: Veprim absurd!

23.01.2019 - 17:51

Delegimi i postit të ministrit të Jashtëm nga Rama tek zv. ministri i Jashtëm Gent Cakaj solli jo pak reagime në politikën shqiptare.

Ka qenë Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, ku cilësoi absurd veprimin e kryeministrit Rama dhe sipas tij, kjo gjë tregon kalbëzimin e qeverisë.

Mediu u shpreh se delegimi erdhi në një moment kur vendi ka përballë sfida kombëtare që kërkojnë angazhim maksimal siç janë hapja e negociatave me BE apo diskutimi i kufijve detarë me Greqinë.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq
Veprimi i Ramës për të deleguar një autoritet kushtetues si Ministri i jashtem te një zv/Minister Genc Cakaj, është një veprim absurd, i cili tregon kalbëzimin e qeverisë shqiptare.

Ne jemi përballe sfidash kombëtare sic është hapja e negociatave me BE.
Diskutimi i kufijve detar me Greqinë
Dialogu Kosovë-Serbi

Përgjegjësia e madhe me marjen e Presidencës së OSBE.

Ulja e nivelit të përfaqesimit në këto çështje është shkatërruese për politikën e jashtme, e paprecedente dhe idiotike.

Çështje që kërkojnë angazhim dhe nivel maksimal përfaqesimi dhe mbështetje politike, Rama i degradon në marrëdhënie të rëndomta teknike.

Kjo është varfëria mendore dhe politike e kësaj qeverie.

As më shumë e as më pak më keq se Enveri dhe më keq se Putin.
Enveri s’kishte nevojë për marrëdhënie me jashtë se ndërtonte komunizmin në rethim, nga armiqtë borgjezo-imperialiste

Ndërsa Rama shkatërron shtetin dhe ndërton korrupsionin.