MENU
klinika

Vizita shtetërore

Meta në Mal të Zi, Podgorica mbushet me flamuj Kuq e Zi

20.01.2019 - 21:26

Gjatë ditës së nesërme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të nisë një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Me rastin e kësaj vizite, në disa rrugë të Podgoricës janë vendosur flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

meta ne podgorice-konica.al

Disa foto të shkrepura sot në mbrëmje në Podgoricë tregojnë atmosferën në kryeqytetin malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

flamujt kuq e zi-konica.al
flamujt kuq e zi-konica.al