MENU
klinika

Kundër Vuçiçit

Mijëra protestues në Serbi

06.01.2019 - 11:28

Disa mijëra njerëz kanë marshuar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin serb, Beograd, në fundjavën e pestë radhazi kundër të ashtuquajturit regjim të presidentit Aleksandar Vuçiç, të cilin e akuzojnë për autoritarizëm.

Protestuesit përfaqësojnë sfidën më të madhe në epokën e drejtimit të Vuçiqit deri më tani, e fillimisht u thirrën nga partitë opozitare pasi një prej udhëheqësve të tyre u dhunua përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore, gjatë muajit nëntor.

“Aleanca për Serbinë në opozitë, një koalicion partish nga i gjithë spektri politik, pretendoi se dhunuesit ishin mbështetës të Partisë Progresiste Serbe (SNS) të presidentit Vuçiç, por autoritetet e mohojnë këtë akuzë. Serbia po ngrihet ngadalë, të gjithë qytetet po ngrihen dhe numri ynë do të rritet edhe më shumë”, citohet të ketë thënë Branislav Trifunoviç, aktor dhe një prej udhëheqësve të kësaj lëvizjeje, përpara turmës së mbledhur në Beograd ditën e shtunë.

Disa qindra njerëz protestuan gjithashtu në qytetin jugor të Kragujevacit, ndërsa rreth 50 vetë dolën në protestë në Novi Sadin verior.

Që prej 8 dhjetorit, ku u mbajt protesta e parë, grumbullimeve të njerëzve të nxitur nga partitë opozitare u janë bashkuar studentë dhe figura publike, veçanërisht artistët. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë