MENU
klinika

Deklarata e ish-ministrit

Milo i del në krah Ramës: Me Cakajn, e drejta e tij

23.01.2019 - 19:49

Ish-ministri Paskal Milo reagoi në lidhje me delegimin e detyrës së ministrit të Jashtëm nga Rama tek Gent Cakaj.
Milo mendon se Cakaj do i marrë mendimin Ramës kur behet fjalë për çështje të rëndësishme.

Ndryshe nga ish-Presidenti Nishani i cili, akuzoi Ramën se po poshtëroi shtetin shqiptar, Paskal Milo tha se delegimi i detyrës është e drejë e kryeministrit.
Ish-ministri i Jashtëm tha se presidenti dhe kryeministri duhet të kenë më shumë kujdes kur bëhet fjalë për diplomacinë dhe kjo situatë e krijuar duhet të bëhet mësim për të dyja palët.

“Në këtë rast ne jemi dëshmitarë të një përplasje tjetër institucionale. Por prej këtyre përplasjeve duhen nxjerrë mësime, siç janë konsultimet paraprake para marrjes së vendimeve të rëndësishme”, tha Milo

Emërimi i Cakajt pati kritika në lidhje me mungesën e eksperiencës për politikën e jashtme, veçanërisht në lidhje me Kosovën por Milo shprehet se diplomacia shqiptare nuk vendoset një person i vetëm por nga qeveria.

“Kryeministri ka qenë dhe do të jetë shumë i angazhuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Tërësia e institucioneve shqiptare që përcaktojnë qëndrimet e shtetit shqiptar në politikën e jashtme, dëshmojnë se Shqipëria nuk ka lëvizuar nga pozicionet e saj’’, nënvizoi Milo.