MENU
klinika

Deklarata

Ministria e Drejtësisë paralajmëron përmbaruesit privatë

26.01.2019 - 20:35

Pas denoncimit të bërë në një emision investigativ, ku tregohej se një qytetari i ishte marrë paga nga banka nga një shoqëri përmbarimore, megjithëse ai nuk ishte as debitor dhe as dorëzanës në çështjen e trajtuar, ka ardhur reagimi i ashpër i Ministrisë së Drejtësisë.

Pëmrmes një deklarate për shtyp Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar se do të merren masa deri në kallzime penale ndaj të gjithë përmbarimuesve, të cilët pasi janë penalizuar me heqje të licencës, ndryshojnë emrin e shoqërisë apo kalojnë nga një shoqëri në një tjetër, për të vijuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

MD thotë se ka nisur një kontroll të thelluar, me synim nxjerrjen e përgjegjësive përkatëse Ligjore.

POSTIMI I PLOTË

Të vetëdijshëm për situatën sociale dhe ekonomike në të cilën lëngon vendi; për pakënaqësinë e rrënjosur në të gjitha shtresat e popullsisë; për krizën e thellë morale që ka shembur besimin e qytetarëve ndaj politikës, sot, në mënyrë kolegjiale, kryesia e PAA-së vendosi rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të bindur se beteja jonë e drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të jetë pjesë e agjendës politike të partive kryesore, të cilat po mbajnë peng “Reformën Zgjedhore”, zgjodhëm të shkruajmë me dorën tonë fatin e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht krijimit apo jo të kushteve dhe standardeve demokratike.

Për t’ju përgjigjur kërkesave të elektoratit tonë, duke mbetur njëkohësisht të hapur ndaj çdo grupi interesi apo kategorie sociale që kërkon të jetë pjesë e alternativës sonë, kryesia vendosi ngritjen e një grupi pune të posaçëm për zgjedhjet vendore.

Grupi i punës që do të përcaktojë, në koordinim me strukturat e çdo qarku, listat për kandidatët e Këshillave Bashkiake dhe, gjithashtu, do të përzgjedhë kandidatët për kryetarë bashkie në gjithë ato njësi vendore ku PAA ka potencialin për të qenë jo vetëm një alternativë, por një shumicë qeverisëse.

Puna e grupit të posaçëm, bashkë me kandidaturat për këshillat dhe bashkitë, do t’i nënshtrohet gjykimit dhe votës finale të Asamblesë Kombëtare të Partisë Agrare Ambientaliste, e cila do të mblidhet më 23 Shkurt.

Suksese të gjithëve!