MENU
klinika

Rama: Ishte ftesë për diskutim

Ministrja prezantoi “Paktin me Universitetin”!

18.01.2019 - 19:08

Pas prezantimit të draftit për “Paktin me Universitetin” nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ai shkruan në “Twitter” se ky draft i prezantuar sot është një ftesë diskutimi për të gjithë duke filluar nga pedagogët, studentët dhe deri tek drejtuesit e universitetit.

“Drafti i Paktit për Universitetin u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini, si një ftesë për një Dialog gjithëpërfshirës, me pedagogë, studentë e drejtues të Universitetit. 

Ky draft, që e gjeni më poshtë dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve.

Në këtë draft mund të gjeni edhe rrugët e adresimit të 8 pikave dhe afatet e përmbushjes së tyre?”, shkruan Rama.

Ministrja e re e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini teksa komentoi paktin e ri, ftoi edhe ministrat e tjerë të pranishëm në takim për të komentuar mënyrën sesi do vazhdojë bashkëpunimi. Ajo u shpreh mes tjerash se tashmë është vendosur një marrëdhënie e re për patronazhin e universiteteve.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore