MENU
klinika

Nga Sabit Gashi

Mirë Thaçi, po amerikanët pse ndryshuan mendje!?

26.01.2019 - 12:49

Qëndrimi i administratës amerikane në lidhje me marrëvshjen Kosovë- Serbi dhe trajtimi që po i bëhet nga politika shqiptare, e ka polarizuar shoqërinë në gjithë gjeografinë shqiptare, si asnjëherë më parë.

Hashim Thaçi po trajtohet si i shantazhuar dhe si i tillë e paska pranuar idenë e Vuçiqit për ndarje të Kosoves dhe me këtë qenka pajtuar Rama dhe me pas Vuçiçi e paska bindur administratën amerikane që ta ndajë Kosovën dhe rrjedhimisht politika amerikane paska rënë në prehrin e politikës antishqiptare serbe.

Pra sipas kësaj logjike presidenti aktual amerikan paska hequr dorë nga interesi strategjik amerikan i përvijuar qysh heret në raport me shqiptarët.

rama-vucic-thaci-konica.al

Kjo logjike politike po e udhëheq betejën elektorale në Republiken e Shqipërise, ku është përfshirë edhe presidenti Ilir Meta.

Kjo logjikë, në një formë pak më të fshehur, po udhëhiqet edhe në Kosovë nga të gjithe ata që po e sulmojne indirekt qëndrimin e administratës amerikane, të shprehur në letrën e Trumpit, nëpërmjet sulmeve ndaj Thaçit. Me një fjalë “s’kanë çka i bëjnë gomarit dhe e godasin samarin”, thotë një fjalë e popullit.

Është interesant fakti se askush nuk bënë analiza se a thua politika e superfuqisë botërore qenka aq e brishtë sa të mund të luhatet nga Vuçiqi, Thaçi dhe Rama? Ndoshta kjo do të duhej të ishte pyetja që do të duhej të merrte përgjigjen nga shqiptarët, përpara se sa të nxjerrin shpatat e helmuara kundër njeri tjetrit.

Ndoshta kjo do të ishte pyetja mbi të cilën do të fillonte ndërtimi i një strategjie kombëtare shqiptare në këto momente të rëndësishme.