Edhe pse vitin e kaluar Kendall Jenner e mbylli në krye të listës së modeleve më të paguara në botë, jo gjithçka ka qenë e përkryer në jetën e saj.
Sfida e fundit në internet ka zbuluar problemet e Kendall gjatë adoleshëncës. Këtë e ka treguar së fundmi, teksa i është përgjigjur sfidës virale tashmë në Instagram, “10 Years Challenge”.
Ajo ka publikuar një fotografi të realizuar në ditët e sotme dhe e ka krahasuar atë me një nga imazhet që ka realizuar në kohën kur ishte adoleshente. Jenner ka shkruar në mbishkrimin e fotografinë se kur ishte 13 vjeçe largohej nga shkolla duke qarë, ngaqë fëmijët e tjerë e ngacmonin për lëkurën e saj të ashpër.
Por gjithçka ishte vetëm një pjesë e jetës së saj dhe tashmë Kendall është një prej modeleve më të kërkuara në botë.