26.01.2019 - 21:35
Ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet e tij.
“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane.
Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian”,-shkruan Bushati.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vendimi i drejtë
“Non grata”/ Bushati: Të mos biem në kurthin e ekstremizmit
Ndryshimet në qeveri