MENU
klinika

Reagimi

Ndahet nga jeta ish-ambasadori i BE/ Bushati: Vitet e shërbimit të tij…

26.01.2019 - 21:35

Ish-ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet e tij.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane.

Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian”,-shkruan Bushati.