MENU
klinika

Studimi i FMN-së

Ndërmarrjet e huaja riinvestojnë pak nga fitimet

19.01.2019 - 14:50

Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket nivelit të rinvestimit të fitimeve nga investimet e huaja direkte. Këtë e thotë një studim i publikuar së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e që merr në analizë vendet e reja anëtare të Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t`iu bashkuar unionit në të ardhmen.

Vendi ynë është në fund të listës së investimeve të fitimeve nga kompanitë e huaja gjatë periudhës 2008-2017. Në Europë më keq se ne është vetëm Turqia, Ukraina dhe Rumania, ndërkohë që të gjitha vendet e tjera njohin nivele relativisht më të larta.

Norma e riinvestimit nga IHD-të në vendin tonë gjatë kësaj periudhe fiksohet në pak më shumë se 10%. Për vende si Estonia apo Çekia ndërkohë, kjo normë i kalon të 70%.

Shqipëria rezulton ndërkohë te jetë i vetmi vend ndër ato të analizuara që ka thuajse zero investime nga të ardhurat e IHD gjatë periudhës 2001-2007.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2018 investimet e huaja direkte kishin vlerën e 268 milionë eurove, në rënie me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, deri tani bilanci progresiv vjetor ngelet pozitiv, falë rritjes së tremujorit të parë. Në nëntë muaj, ekonomia shqiptare ka thithur 782 milionë euro investime të huaja, me një rritje prej 10 milionë eurosh krahasuar me 9-mujorin e vitit 2017.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


223 mln euro në tremujorin II

Bien investimet e huaja