MENU

Nga Salih Mehmeti

Në tokën e askujt: Kufiri shqiptaro-serb në Bizant

31.01.2019 - 18:47

Me e përcjell nji timeline, idealisht me harta të animume, shihet që kufijtë shqiptaro-serb janë të flashkët, herë rrudhje e herë ekspandime.

Por, si për ironi, kufini ka mbetë i fiksuem veç me nji vend: Kopaonik (përafërsisht pjesa veriore e sotme e Kosovës).

Pak histori: mas humbjes së Rashkës, bizantinët e fortifikojnë kufinin te kështjella e Zveçanit. Te Ana Komnena, e burime të tjera bizantine, kjo vijë imagjinare e kufinit njihet vegullt si ζυγός (Zigos), me kuptimin ,,grykë mali”. Simbas bizantologut Paul Stephenson, Zigos-i duhet me u identifikue me shpatijet e Kopaonikut, e ndonji studiues tjetër e njëson edhe me Çyçavicën (Miletiç).

Së këndejmi, medievisti serb L.Maksimoviç në studimin e tij «Zigos na srpsko-bizantijskoj granici» vëren se në periudhën e perandorit Aleks Komneni I (1081-1118), kjo pjesë e Kosovës ndjesohej si kufi mes botës bizantine dhe asaj serbe.

Bizantinët e quenin territorin e Zveçanit ‘μεσαίχμιον (mesaichmion)’, që i bjen «toka e kërkujt».

Pra, veriu i sotëm i Kosovës ishte «no man’s land» mes tokës bizantine («Ρωμαϊκή χώρα») dhe barbarëve. Në shek.11, zyrtari provincial Argiros Karacas i shkruente me shqetësim dukës së Durrësit për sulmet serbe se «…barbarët po i kapërcejnë grykat» («Ἡ μὲν βασιλεία μου βαρβαρικὴν διὰ τῶν κλεισουρῶν ἔλευσιν…»).

Mrekullisht, emni bizantin për këto gryka «Κλεισοῦραι» (Kleisourai) âsht ruejt sot e kësaj dite në Drenicë si Klysyrë (në afërsi të Rezallës).

Dhe qershia mbi tortë:

Në botën postbizantine, pra masi nemanjiqët pushtojnë Kosovën në shek.13, arbërit ose arbanasët si entitet josllav përmenden me 1253 pikënisht në Drenicën veriore si «Arbanaški potok» (Prroni i shqiptarëve).

© Të përfitojmë nga imami jonë Col Mehmeti😎

Burimet

Anna Comnena. Alexiad. Medieval Sourcebook. Translated by Elizabeth S. Dawes. Fordham University.

Paul Stephenson, Byzantium’s Balkan Frontier: A Political Study of the Northern Balkans, 900–1204 (2000), f.148

Љ. Максимовић, „Зигос на српско-византијској граници“, Зборник философског факултета XV – Споменица Ивана Божића (1985), ff. 73-89.

Mihailo Maletiç, Kosovo nekad i danas: Kosova dikur e sot, 1973, f.436

Le Kosovo-Metohija dans l’histoire serbe, 1990, f.26.