Vitin e kaluar, Apple solli në treg celularin iPhone më të shtrenjtë në gjithë historinë e tij. Por këtë vit po planifikon që të sjellë dy modele të iPhone 11, por me një çmim më të arsyeshëm.
Gjiganti i teknologjisë mund të mbajë një even në shtator për të njoftuar celularët e rinj me risi në teknologji. Pritet që iPhone 11 të dalë në treg me 25 shtator, por asgjë nuk është konfirmuar.
Sa për çmimin, Apple pati shumë kritika për tre modelet që solli në 2018. Prandaj eksperti Dan Ives tha se njëri model do ketë cmim të lartë, ndërsa tjetri do jetë më i lirë se celularët e vitit 2018.
Madje është pohuar se Apple do të ulë numrin e prodhimit për disa prej aparateve që dolën në 2018: iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Thuhet se Apple po punon për të sjellë 3 kamera në modelet e reja për fotografi të përsosura, ndërkohë që modelet e 2018 kanë vetëm dy kamera.