MENU

Nga Salih Mehmeti

“Një përbetim qesharak: Meta-Kurti-Buzhala”

10.01.2019 - 22:11

Mos-dekretimi i Cakës në krye të diplomacisë shqiptare âsht komplot me e sabotue projektin pivotal që ka me e fytyrëzue gjeopolitikën e rajonit për dekadat e ardhshme.

Komplotistat, që kanë si sufler Gjermaninë, janë për faqe të zez’: nji president hajn (Meta), nji sociopat grotesk (Kurti), nji parti nekrofile që pos avatarit të Rugovës nuk ka asnji gja tjetër (LDK), nji manjat mediash i ngritun mes krimit e parapolitikës (Buzhala)…

Cinizmi i Konicës se “Shqipëria bëhet për inati të shqiptarëve” po provohet si fatmirësi. Me pas mbetë pavarësia e 17 shkurtit peng i trilleve e miopisë së politikave partiake, sot e kësaj dite Kosova kish amullue as e gjallë e as e vdekun në takime koti në Vjenë. Njisoj edhe për shkëmbimin e territoreve: sot u ardh koha me psherëti i lehtësuem që kjo temë po vendoset në nivelet e epërme të politikës ndërkombëtare (intrasigjenca e administratës së Trump-it alejhi selam, miratimi francez, PO-ja ruse, ngurrimi britanik e rezistenca e kotë gjermane…kështu âsht bilanci i disponimit).

Gent-cakaj-konica.al

Shkëmbimi i territoreve nuk âsht copëtim, qysh munohen me e paraqitë spin-doktorët e meta-narrativave disfatiste. Po hjeken tri komuna me shumicë serbe e po shtohen dy komuna e gjysmë me shumicë shqiptare.

Nji aritmetikë e thjeshtë: Kosovës po i hjeken 30 mijë serbë e po i shtohen 80 mijë shqiptarë plus. Me kalimin e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ato përfundojnë si komuna të përhumbuna të Serbisë e “veriu” zhbahet si rajon me relevancë. Me përfshimjen e Preshevës e Bujanocit, Kosova fiton qasje, ma shumë se 40 km, në aksin Danub-Egje. Vendi fiton nji dinamikë të re, nuk ka kushtëzime, nuk ka Asociacion, nuk ka shumicë të dyfishtë e favoritizëm etnik…

Kështu që këtu s’ka nevojë as për “burden-of-proof” se mbajtja e Leposaviqit dhe dy komunave serbe e mbrothëson Kosovën. Pasunitë e Trepçës mbetën jashtë? Jo! Kompleksi kryesor i Trepçës dhe thuejse krejt damari xehtar (Stantërgu) mbetet në Kosovë. Liqeni i Ujmanit? Nuk ka asnji shpjegim pse ai mbetet në Serbi kur e drejta juridike anon kah ne. Maja e Pançiqit (Kopaonik) bërtitke Albini në protestë. E çka që mbetet Pançiqi në Serbi? Paska me vendos Serbia raketa e me bombardue Kosovën? Oh c’mon

Kofederata Kosovë-Shqipni edhe tri-katër vjet larg 🇦🇱 282 km vijë kufitare me Greqinë e 380 me Serbinë.