MENU
klinika

Opinion

Nuk na duhen më xhamitë, kemi mjaft!

07.01.2019 - 08:37

Shkruan Afrim Musliu

Në Suedi janë 3363 kisha. Prej tyre, 2931 kisha njihen si trashëgimi kulturore, sepse janë të vjetra me qindra vite. Mesatarisht, një kishë për 3000 banorë! Apo gjeografikisht, një kishë në 133 km2. Që do të thotë, se në një territor sa Kosova prej 11000 km2, mesatarisht i bie ti ketë 83 kisha. Numri i xhamiave vetëm në qytetin e Prizrenit me rrethinë, tejkalojnë bindshëm këtë shifër!

Qyteza Årsta në Suedi me afro 19000 banorë, plotë 42 vite kërkojnë ndërtimin e një kishe, të cilëve ende nuk iu është aprovuar kërkesa. Ndërsa, Naim Tërnava po i arsyeton ndërtimet e qindra apo mijëra xhamijave të reja në Kosovë se ”në Evropë nuk ka fshat që nuk ka kishë”!

Për dijeni të Tërnavës, në Evropë nuk ka fshat që nuk e ka të rregulluar infrastukturën rrugore, kanalizimin, ujësjellësin, rrymën dhe telefonin, trafikun kolektiv, bile edhe internetin fibrik.

Në Evropë nuk ka vend me mbi 1000 banorë që nuk e ka së paku një shkollë, disa çerdhe për fëmijë, bibliotekë publike, qendër medicinale dhe stacion të zjarrëfikësve!

Ndërsa në Kosovë, kemi shumë fshatra ku përkundër kundërshtimit të banorëve, me dhunë iu janë ndërtuar xhamiat, si rasti i fshatit Martinë afër Skenderajit, Vitomiricës afër Pejës, disa fshatra afër Vushtrrisë, etj, etj, ku ato fshatra nuk i kanë as kushtet primare e elementare për jetesë, por simbas Tërnavës, xhamia duhet patjetër të kenë.

Në Mitrovicë është ndërtuar xhamia e re, e cila u pagëzua me emrin e një sunduesi turk, Bajram Pasha – Isa Beg! Ky objekt nuk ka asgjë shqiptare – as brenda, e as jashtë. Ka arkitekturë që është shumë larg asajë shqiptare dhe asajë evropiane.

A do të thotë kjo se pas normalizimit të marrëdhënieve me Sërbinë dhe pasi që të kalojnë edhe nja 4-5 dekada, objektet e reja ti pagëzojmë me emra Millosheviq, Arkan, Frenki, Sheshel? …emra të ndryshëm të atyre që kanë kryer gjenocid të tmerrshëm ndaj popullit shqiptarë. Njejtë siç kanë kryer edhe pushtuesit osmanë ndaj shqiptarëve plotë 507 vite, të cilët në mënyrën më makabre dhe më të egër masakruan me qindra mijëra shqiptarë gjatë pesë shekujve, na lanë me 98 përqind analfabetë, me territor të copëtuar e në robëri, pa asnjë shkollë të vetme, e në mjerim të tmerrshëm! Të cilët na vodhën artefaktet e lashtësisë sonë dhe na zhdukën rrënjësisht identitetin dhe civilizimin tonë të lashtë dhe identitetin tonë evropian!

Qyteti i Mitrovicës nuk ka asnjë bibliotekë publike e asnjë muze! Biblioteka “Latif Berisha” që pas luftës ishte e vendosur në ndërtesën e “Jadranit”, u mbyll dhe u shëndërrua së pari në dyçan tregtar, e pastaj në restoran i ushqimit të shpejtë, gjersa librat e bibliotekës kalben e shkatërrohen në bodrumet e vërshuara me ujë në shtëpinë e dikurshme të armatës. Ndërsa muzeu u shëndërrua në restoran! Mirëpo, xhamia në komunën e Mitrovicës ka me dhjetra!

Pse duhet të vazhdojë ky degjenerim i shqiptarëve edhe pas 100 viteve çlirimi nga robëria nga turqit, e afro 20 vite çlirimi nga robëria nga sllavët?

Pse duhet të ndërtohet xhamia e madhe në Prishtinë me arkitekturë aziatike? Pse ndërtimi në zemër të Evropës duhet të mbikqyret nga Diyanet-i turk? A nuk ka nevojë Prishtina për investime më primare në infrastukturë të qytetit? A nuk do të ishin ato 45 milionë Euro më të dobishme poqëse do investoheshin në shkolla, çerdhe, parkingje, infrastukturë rrugore dhe pastrimin e ajrit?

Shfletoni paksa librat historik dhe shiqoni se kush ishin mehmet akifat e bayram pashat për shqiptarët deri më 1912!

Evropa dhe bota perëndimore ka disa dekada që udhëtojnë në gjithësi, më lehtë dhe më shpejtë sesa që një fshatar i Kosovës udhëton deri në qytetin më të afërm, apo deri në spitalin më të afërm. Mirëpo, simbas Tërnavës kjo ska lidhje, sepse mëse e rëndësishme qenka që ai fshatar të ketë xhami ku figurojnë çkrrabla që askush nuk i di ti lexojë.

Bashkëkombas të dashur! Shqiptarë me mendje e me zemër! Qytetarë e katundarë! Mos u frikësoni nga mjekrrat dhe imponimet e ndryshme të egra e sistematike, por dilni dhe kundërshtoni ndërtimin e xhamiave të panumërta e të panevojshme! Dilni dhe kundërshtoni degjenerimin tonë kombëtarë! Dilni dhe kundërshtoni ri-osmanizimin dhe ri-pushtimin e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, se përndryshe gjeneratat e ardhshme kurrë nuk du t’ju falin!