MENU
klinika

Detaje të reja

Orteku vret zv.ministrin, mbyllet qendra e skijimit në Brezovicë

26.01.2019 - 20:49

Pas vdekjes së zv.ministrit kosovar Arian Daci i zënë poshtë nga një ortek dëbore është marrë një vendim.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka njoftuar mbylljen e qendrës së skijimiy më Brezovicë për 2 ditë deri në momentin e përfundimit të hetimeve.

“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohen për rastin si dhe pritet rrezik edhe nga një ortek i borës. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër”, ka thënë drejtori i AMMK, Ilir Morina.