Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të zv.ministrit Arian Daci.
Përmes një postimi në facebook, Daci i shpreh ngushëllimet e tij familjes së zv.ministrit kosovar.
“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij. HTH”, ka shkruar Hashim Thaçi në profilin e tij.
Arian Daci është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ndërsa në nëntor të vitit 2017, ai ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës.