“Sot na ka ndodhur një ngjarje shumë tragjike”, kështu e nis rrëfimin e tij dëshmitari që ndodhej në vendin ku humbi jetën zv.ministri kosovar.
Arian Grazhda ka rrëfyer të tjera detaje dhe ka traguar se si ka ndodhur fatkeqësia dhe si e gjetën pa jetë zv.ministrin Arian Daci pas rënies së ortekut.
“Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike, shumë keq, e këna humb shokun, Arian Dacin, prej një orteku. Jena shumë të huptë. Janë kanë jashtë pistës, janë skiator të mirë, por orteku s’i vet. Njëri prej atyre shokëve e ka pasur airbegun, iu ka qel, ka shpëtuar, kurse Ariani ka mbet.
Ne jemi munduar, shumë shpejt i kemi nxjerr, muj me thanë 40-45 minuta. Jemi kanë shumë shokë, jemi organizuar, jemi mbledhur 50 veta duke e lyp, por kur e gjetëm, kuptuam që kemi humbur shokun. Atë pasi e kemi gjet, u qu, s’e kemi kqyrë shumë, e lypshim Arianin, s’un e gjenim. Ai mirë është, s’ka kurxha, por Ariani na la”, ka thënë dëshmitari.