MENU
klinika

Protesta studentore

Paralajmërojnë studentët e Juridikut: S’ka më lojëra!

23.01.2019 - 11:34

“Nuk ka më lojëra, nuk ka më arrogancë”, duket se studentët e Juridikut janë të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit.

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre dhe rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Një student i këtij fakulteti tha se VKM-të që nxorri kryeministri Rama nuk janë zgjidhje.

“Nuk ka më lojëra, nuk ka më arrogancë, studentët e kanë seriozisht dhe do i shkojnë deri në fund.

Nuk ka një plotësim sipas kërkesave tona por sipas mendjes së kryeministrit prandaj ne jemi këtu deri në shfuqëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

VKM-të mund të vendosen në fuqi sot e të rrëzohen nesër nga një tjetër VKM. Ne duam rrëzimin e ligjit”, u shpreh studenti.