MENU
klinika

Bora shkon në breg

Pas 20-vitesh bora zbardh Dhërmiun

04.01.2019 - 14:27

Republika e Shqipërisë, karakterizohet ditën e sotme nga një mot i ftohtë, ku reshjet e dëborës kanë pushtuar vendin nga veriu deri në jug.

Veç zonave malore bora ka rënë edhe në Gjirokastër, Sarandë si dhe së fundmi në Dhërmi.

Paraditen e sotme bora ka shkuar edhe në breg të detit.

Pamjet janë mbresëlënëse, ndërkohë që fenomeni cilësohet si i rrallë, pasi reshjet e borës në këtë zonë regjistrohen pas gati 20-vitesh.