MENU
klinika

Këshilli kombëtar i PD

PD ‘kërcënon’ qeverinë: Protesta masive deri në rrëzimin e saj!

19.01.2019 - 13:36

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi dy vendimet e rëndësishme që ka marrë sot Këshilli Kombëtar i PD-së.
Pak pas daljes nga selia blu, Paloka u ndal për mediat ku bëri të ditur se synimi kryesor i Partisë Demokratike është rrëzimi i qeverisë dhe për këtë do të ketë protesta masive.

Sot këshillit iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik të PD dhe këshilli ngarkoi strukturat drejtuese për organizimin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm rrëzimin e qeverisë dhe Ramës. Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të Ramës, një qeveri kalimtarë të organizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë PD dhe do të mbështet nga gjithë opozita e bashkuar”- tha Paloka.

Këshilli Kombëtar i PD-së doli sot me dy vendime te rëndesishme. Sipas burimeve brenda PD gjatë mbledhjes pa praninë e mediave u vendos për zhvillimin e protestave dhe së dyti për një qeveri kalimtare që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Këshilli Kombëtar vendosi:

• Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.
• Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha numëroi sot sfidat që e presin partinë e tij, duke theksuar se misioni i madh dhe detyra historike e PD është një ndryshim transformues.

Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, gjejnë kurajë, të besojnë, roli ynë është kritik, para nesh shtrohet një detyrë historike, si rrallë ndonjëherë një partie politike nuk i kërkohet të jetë thjesht një alternative, por ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai i viteve 90. Atëherë kishte energji, shpresë, politika shihej si një e mirë që do e conte vendin përpara. Sot shqiptarët kanë humbur besimin.Sfidat që kemi janë të shumta, të mëdha, historike, por gjithçka do të ketë sukses vetëm me transformimin e politikës, modernizimin dhe evropianizimin e saj”, tha Basha.

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork

Gazetari Artan Hoxha zbardh të tjera detaje nga masakra

Çfarë ka brenda kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK?