MENU
klinika

Fluks aplikimesh

Pensionistët në radhë, fluks aplikimesh për kartat e identitetit!

16.01.2019 - 16:55

Ditën e sotme me dhjetra qytetarë pritën në radhë për të aplikuar për kartën e identitetit në njësinë 3 në Tiranë. Pjesa më e madhe e qytetarëve ishin pensionistë të cilët prisnin në radhë që prej orës 4 të mëngjesit duke sfiduar të ftohtin në zyrat e ALEAT, njësia 3 dhe 4.

Hajrie Halili ndryshe nga qytetarët e tjerë priti në radhe e sëmurë por kjo gjë nuk e ndihmoi pasi radha për të mbeti po e njëjtë.

Pjesa më e madhe e pensionistëve kërkojnë të aplikojnë për kartën e identitetit sepse me anë të saj ata marrin pensionet dhe ilaçet.

karta e identitetit-konica.al

Gjatë mëngjesit qarkullonte një listë e hartuar vullnetarisht me emrat e tyre, por edhe në mesditë shumë pak qytetarë kishin mundur të kryenin aplikimin.

Në njësinë 5 shumë punonjës kishin lënë punën duke thënë se dy kompjutera nuk e përballonin dot fluksin pasi aty kishin shkuar edhe qytetarë të njësise 1 dhe 2. Ndryshe paraqitej situata në njësinë 6 në kombinat ku puna vijonte normalisht pa ngarkesë.

Zyrat e ALEAT kanë të afishuara në ambjentet e tyre dokumentet që duhen për rinovimin e pasaportës biometrike përveç kuponit 7500 lekë që paguhet fillimisht në postë. Për kartën e identitetit mjafton të dorëzohet karta e vjetër dhe kuponi përkatës.

Nisur nga gjendja e ditëve të fundit, drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile urdhëroi hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe gjatë fundjavës, ndërsa Ministria e Brendshme ftoi qytetarët të verifikojnë skadencën e kartave të identitetit dhe të mos e lënë aplikimin në ditën e fundit.