Shumë demokratë janë tronditur nga njoftimi i tërheqjes së trupave nga Siria nga presidenti Trump dhe disa e kanë quajtur tërheqjen një gabim.
Megjithatë, njoftimi i Trump nuk është i gabuar, por i paplotë.
Është koha për t’u larguar nga Siria, por edhe koha për të rritur diplomacinë e SHBA-ve, me qeveritë e rajonit dhe Kombet e Bashkuara.
Për fat të keq, këtë javë, disa demokratë po propozojnë të përdorin shumicën e tyre për të nxitur Kongresin që të vendosë sanksione, që do ta pengonin diplomacinë.
Shtetet e Bashkuara hynë në Siri në vitin 2011 për të mbështetur një kryengritje kundër Bashar al-Asadit. Në vitin 2012, Presidenti Obama i bëri thirrje CIA-s të punojë me Arabinë Saudite për të mbështetur përmbysjen e regjimit të Asadit, me emrin Code Operation Sycamore. Ky operacion miliarda dollarësh çoi armë në duart e Al Nusra, një degë e Al Kaedës në Siri. Shumica e amerikanëve do të habiteshin po të mësonin se qeveria e tyre ka patur lidhje me Al Qaedën.
Që nga viti 2014, SHBA-të janë përfshirë drejtpërsëdrejti në misione luftarake, kryesisht duke mbështetur kryengritësit në luftën kundër ISIS-it.m Në vitin 2017, Trump vendosi se duhet të përfundonte Timber Sycamore. Tani ai është duke propozuar tërheqjen e forcave të mbetura amerikane.
E vërteta është se përfshirja e SHBA-së në vitin 2011 ishte i gabuar dhe i destinuar të dështonte. Qëllimi i SHBA ishte të përmbyste Assadin për t’i dhënë fund një regjimi të mbështetur nga Rusia dhe Irani. Lufta e gabuar e autorizuar nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe aleatë të tjerë të SHBA-së zhvendosën më shumë se 10 milionë njerëz dhe çuan në vdekjen e rreth gjysmë milioni civilësh dhe luftëtarësh.
Qëllimi fillestar i SHBA-së, për të përmbysur regjimin sirian dhe për të vendosur një qeveri miqësore me SHBA dhe antagoniste ndaj Rusisë dhe Iranit, duket i paarritshëm.
Megjithatë, disa demokratë kërkojnë HR 31, të ashtuquajturin Akti i Mbrojtjes Civile të Cezarit. Ky projektligj synon të sanksionojë Sirinë, Rusinë dhe Iranin edhe më tej.
Ky do të ishte një gabim i rëndë, sepse do të rrezikonte kaosin e mëtejshëm në Siri. Rezultati i parashikueshëm do të ishte më shumë dhunë, më shumë hapësirë që ISIS të ringjallet dhe një arsye tjetër që Siria të mbështesë Iranin dhe Rusinë, pa asnjë përfitim për popullin sirian.
Kjo nuk do të çonte në ndryshimin e regjimit. Ky raund i sanksioneve gjithashtu do të ndëshkojë shtetet e Gjirit që normalizojnë marrëdhëniet me qeverinë siriane dhe kontribuojnë në financimin e rindërtimit të vendit. Çuditërisht, edhe kurdët mund t’u nënshtrohen sanksioneve për marrëdhëniet e tyre me qeverinë siriane.
Në vend të kësaj, demokratët duhet të gjejnë një zgjidhje diplomatike për luftën. Me diplomaci, mund të arrihen qëllime të rëndësishme të politikës së jashtme të SHBA-së në kontekstin e tërheqjes së trupave.
Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë një marrëveshje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për përfundimin e luftës, rindërtimin e vendit. Kjo do të ndihmonte për të stabilizuar më tej të gjithë rajonin.
Në vend të sanksioneve, demokratët duhet të bëjnë thirrje për diplomaci ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës në Siri, për të hequr forcat e jashtme, për të mbrojtur kurdët dhe për të filluar rindërtimin në Siri.
Është koha t’i japim fund luftrave të dështuara të SHBA-së për ndryshimin e regjimit në Lindjen e Mesme. Sanksionet e propozuara do të shtonin më tepër dhunë, nuk do t’i jepnin fund asaj.
Jeffrey Sachs është Profesor i Universitetit dhe Drejtor i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin Kolumbia. Sachs shërbeu si këshilltar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Attónio Guterres, Ban Ki-mun dhe Kofi Anan.