MENU
klinika

Qeveri-FMN, diferencë e thellë

“Pingpongu” i borxhit, Denaj: Është 67.2%

29.01.2019 - 15:25

Niveli i borxhit publik po kthehet gati në një “lojë me kungulleshkë”, kur shifrat ndryshojnë me javë dhe institucione të ndryshme japin shifra të ndryshme. Të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e radhës për Shqipërinë, shprehej se borxhi publik në fund të vitit të kaluar ishte pak më i lartë se 70% e Prodhimit të brendshëm Bruto (PBB).

Por, vetëm pak orë më vonë, ministrja e Financave, Anila Denaj, dha një shifër tjetër në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë. Sipas ministres, borxhi publik bruto në fund të 2018 rezultoi në nivelin 67.2% të PBB me një reduktim prej thuajse 3 pikë përqindje kundrejt vitit 2017.

Mbështetur në treguesit paraprakë fiskalë, deficiti buxhetor për vitin e kaluar ishte sa 1.6% e PBB, më i ulëti i regjistruar gjatë thuajse tre dekadave të fundit.

Të ardhurat buxhetore në vitin 2018 u rritën me 4.4% krahasuar me vitin 2017, ndërsa shpenzimet u rritën me 3.1%. Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet ishin më të ulëta se plani, dhe falë kursimeve të konsiderueshme në zëra të ndryshëm të shpenzimeve korente. Megjithatë, një ndikim të rëndësishëm pati edhe mosrealizimi i investimeve të parashikuara, me rreth 46 milionë euro më pak se plani.

Megjithë rialokimet e bëra, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranon se sërish mbetet mjaft për të përmirësuar në ekzekutimin e tyre, vecanërisht prej ministrive kryesore zbatuese të projekteve të investimeve publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!