MENU
klinika

Incidenti me studentët

Policia pengon studentët të futen në Fakultetin e Ekonomikut

05.01.2019 - 21:35

Një incident ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme pranë Fakultetit të Ekonomikut në kryeqytet. 

Disa studentë kanë shkuar pranë Fakultetit për të bërë një mbledhje që lidhet me protestën që do të rifillojë të hënën e 7 janarit.

Studentët kanë thënë se tek porta e Fakultetit janë mbledhur disa forca policie dhe nuk po i lejojnë të futen në Fakultet për të zhvilluar mbledhjen.

Sipas studentëve ata kanë komunikuar edhe me dekanin Dhori Kule, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të tyre.