11.01.2019 - 19:26
Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar sot telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.
Ky telefon ka kamerë prej 48 megapiksel me sensor Samsung ISOCELL Bright GM1, e me procesor Snapdragon 660, derisa vjen me një çmim prej 150 dollarë (rreth 130 euro).
Procesori i tij Qualcomm mund të jetë paksa i vjetër, mirëpo është mjaft i shpejtë me CPU-në është 2.2 GHz.
Ka tre modele të memories Redmi Note 7 – 3/32 GB, 4/64 GB, dhe 6/64 GB, e gjithashtu ka kartë microSD.