MENU
klinika

Detaje

Pritet shkarkimi i kreut të ushtrisë greke, arsyeja

26.01.2019 - 21:55

Në mediat greke qarkullon lajmi se pritet shkarkimi i kreut të ushtrisë së vendit. Shkak është bërë fakti se ai është shtruar me urgjencë në spital.

Mësohet se shefi i ri i shtabit të ushtrisë, greke Lejtnant George Kambas ndodhet nën kujdesin intensiv, pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër.

Ai është shtruar në spital një ditë pas promovimit të tij si kreu i AHS, ( shtabi i ushtrisë ).

Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm, “e shtunë, 26 janar 2019, shefi i Shtabit të Ushtrisë, Lieutenant George Kambas, u pranua në Spitalin Universitar të Aleksandropolis, për një problem shëndetësor emergjent në zemër dhe pritet të shkarkohet së shpejti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi