Presidenti i SHBA, Donald Trump ka plane të reja për projektin e murit meksikan për të ndalur mbylljen e pjesshme qeveritare që ka zgjatur më shumë se katër javë.
Kompromisi që do t’u ofrohet demokratëve, thotë një burim, nuk e bën presidentin të heqë dorë nga planet për murin kufitar prej 5.7 miliardë dollarësh.
Demokratët kanë refuzuar ta financojnë atë dhe para fjalimit tashmë i kanë hedhur poshtë koncesionet e pritshme.
Mbyllja, më e gjatë në histori, ka prekur 800,000 punonjës federalë.
Presidenti përsëri shprehu arsyet e tij për ndërtimin e murit dhe theksoi se nuk ishte një strukturë e vazhdueshme.
Dy idetë e reja kishin të bënin me “Ëndërrimtarët”, emigrantët e rinj pa dokumente, dhe Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme (TPS).
Ëndërruesit aktualisht mbrohen nga dëbimi sipas një programi që u lejon atyre të punojnë, por nuk marrin nënshtetësi. Është një program që Trump po përpiqet të ndryshojë. Por ai tha se do të zgjaste mbrojtjen për ta edhe për tre vjet.
Ai tha se gjithashtu do të zgjaste vizat për ata që kanë Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme për tre vjet. Më shumë se 300,000 njerëz nga vendet e prekura nga lufta ose fatkeqësitë lejohen të punojnë në SHBA nën TPS, një sistem tjetër që Trump ka kundërshtuar.
Ka pasur propozime të tjera, duke përfshirë 800 milion dollarë në asistencën urgjente humanitare, 2.750 agjentë të kufirit dhe zyrtarë të sigurisë dhe 75 skuadra të reja të emigracionit. Sigurisht kjo e fundit përputhet kryesisht me sugjerimet e demokratëve.
Presidenti tha se propozimet e tij ishin “të arsyeshme”, por mbetet për tu parë si do të shkojë.
Ndërkohë në një shfaqje simbolike kundër ndërprerjes së punës në administratë, ish-presidenti Xhorxh W. Bush shpërndau pica për disa anëtarë të shërbimit sekret që e mbrojnë, e të cilët nuk janë paguar ende për shkak të ngërçit burokratik.
“Është koha që liderët të lënë mënjanë politikën dhe të bashkohen që t’i japin fund kësaj situate”, shkruan Bush në profilin e tij në Instagram. “Ky bllokim zgjati më shumë se çdo herë tjetër në historinë e ShBA-ve. Rreth 800 mijë anëtarë të personelit federal punojnë pa rrogë mes të cilëve 85 për qind e shërbimit sekret, ndërsa të tjerë kanë mbetur në shtëpi gjatë kësaj kohe”./konica.al