MENU
klinika

Nga New York Times

“Lufta” e Trump kundër emigrantëve

18.12.2018 - 15:02

Pavarësisht nga humbjet e mëdha në vitin 2018, Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij republikanë ende flasin për të ashtuquajturën sigurinë kufitare, duke “demonizuar” emigrantët, duke hedhur gaz lotsjellës mbi azilkërkuesit dhe duke kërkuar miliarda nga paratë e taksapaguesve për një mur.

Në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, Trump dhe Partia Republikane kishin një strategji të fushatës që u fokusua shumë në nxitjen e frikës nga emigrantët. Ata i quanin emigrantët vrasës, përdhunues dhe pushtues.

Por kjo nuk funksionoi. Amerikanët nuk  e shihnin këtë si motiv për të votuar për republikanët. Nga ana tjetër, miliona latinë, afrikano-amerikanë dhe aziatiko-amerikanë ishin të motivuar nga kjo për të votuar për demokratët.

Shumica e hulumtimeve të shkencave politike, tregojnë se në 2018, 50 përqind e  votuesve mndonin se Trump dhe republikanët po përdornin retorikë toksike për të përçarë amerikanët.

Emigracioni

Kjo nuk do të thotë se miliona votues nuk e mbështesin agjendën antimigracion të Trump, 49% vazhdojnë ta mbështesin. Por pas dy viteve të politikave kundër emigrantëve të Trump, numri i tyre po bëhet gjithnjë e më i vogël.

Është e rëndësishme të mos harrojmë se sa kandidatët që janë kundër emigrantëve, humbën në zgjedhje.

kolana e librave

Po ashtu, sulmet e republikanëve ndaj emigrantëve mobilizojnë çdo votues në vitin 2018? Po, por votuesit latinë patën pjesëmarrje rekord në vitin 2018. 27 për qind e tyre  thanë se politikat e Trump kanë pasur ndikim negative tek ta.

Në vitin 2001, shkencëtarët politikë, Adrian Pantoja, Ricardo Ramirez dhe Gary Segura, vendosën se sulmet e emigrantëve kanë një efekt të fortë mobilizimi tek votuesit latinë. Në 2018, u vërtetua se teza është e saktë.

Pra, çfarë do të thotë kjo për zgjedhjet e vitit 2020? Së pari, do të jetë shumë më e vështirë për zotin Trump dhe republikanët për të bindur amerikanët se emigrantët po e shkatërrojnë vendin.

Megjithatë, Trump do të vazhdojë të sulmojë emigrantët në 2019 dhe 2020.

Ndoshta lajmi më i keq për Partinë Republikane është se shumë votues latinë e shohin Trump si racist dhe komuniteti me padurim po pret shansin për të votuar kundër tij në vitin 2020.

Matt A. Barreto është profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, dhe autori i “Amerika Latine: Si popullsia më dinamike e Amerikës është e gatshme të transformojë politikën e kombit”./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN